Lushnje-Nga qyteti i Lushnjes ku ndodhej për të marrë pjesë në aktitetet që zhvillohen me rastin e 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka komentuar manifestimin homazh në nderim të 4 viktimave të 21 janarit.
Kreu i qeverisë tha se është e drejta e çdo qytetari të lirë në Shqipëri për të protestuar.
Ndërkaq sa i përket qëllimit të vizitës së tij Berisha tha se Kongresi i Lushnjes, pavarësia e Vlorës dhe Lidhja e Prizrenit janë 3 çështjet madhore të kombit shqiptar dhe asnjë veprimtari nuk mund të zbehë rëndësinë e kësaj ngjarje historike.
“Protesta e drejtë e çdo qytetari në Shqipëri. Kongresi i Lushnjes solli pluralizmin në vend. Kongresi i Lushnjes, Pavarësia, Lidhja e Prizrenit 3 cështje të mëdha të kombit”,- u shpreh Berisha.
Por shefi i qeverisë, ka theksuar shkurt se “asnjë veprimtari nuk mund të zbehë rëndësinë e kësaj ngjarje historike”.
Kryeministri shoqerohej në këtë vizitë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, disa deputetë demokratë por dhe deputetët socialistë Bashkim Fino dhe Arben Cuko.
Saturday, 21 January 2012 14:30