Tiranë-Ambasada e SHBA-së në Tiranë, u bëri sot thirrje qytetarëve të saj që të bëjnë kujdes gjatë homazheve që do të zhvillohen sot nga opozita në përkujtim të4 protestuesve të vrarë gjatë protestës së21 janarit tënjë viti më parë.
Në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen e saj zyrtare Ambasada shprehet se “Partia Socialiste ka aplikuar për një leje nga Policia e Shtetit shqiptar për të mbajtur një tubim publik në qytetin e Tiranës ditën e shtunë në 21janar.
Më tej thuhet se “demostrata mund të ndikojë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin. Përveç kësaj, rrjetet lokale të telefonisë celulare mund të bëhen të pasigurta gjatë periudhave të vëllimit jashtëzakonisht të lartë të trafikut telefonik”.
“Edhe pse, demostratat paqësore në Tiranë kanë ndodhur shpesh në të kaluarën e afërt, një demonstrim në 21 janar 2011 ishte i dhunshëm dhe rezultoi në vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shumë të tjerë, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit shqiptar. Mitingje pasuese në Tiranë kanë qenë të qeta dhe kanë tërhequr deri në 10.000 njerëz, sipas vlerësimeve të besueshme”, thuhe në njoftim.
Ambasada e SHBA-së shprehet se “ne u kujtojmë qytetarëve amerianë se edhe pse demonstrata e nesërme është paqësore , ajo mund të kthehet e dhunshme dhe e paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nëse është e mundshme”.
Ndërsa perosneli i Ambasadës së SHBA është këshilluar për të shmangur zonat ku demonstrata do të ndodhë dhe për të kufizuar të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë protestave.
“Demonstratat në një qytet kanë potencial që të shpërthejnë në demonstrata edhe në qytete të tjera. Të jeni vigjilent dhe të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj dhe kushtojini vëmendje raportimeve të medias lokale të lajmeve në lidhje me të gjitha tubimet publike ose demonstrata të mundshme.
Qytetarët e SHBA nxiten të ushtrojë kujdes të fortë, nëse do të jenë në afërsi të ndonjë demonstrim. Qytetarët e SHBA udhëtojnë jashtë vendit duhet të monitorojnë rregullisht faqen e internetit të Ambasadës së SHBA-së dhe të Departamentit të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore internetit”, përfundon njoftimi për shtyp i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 21 January 2012 13:30