Është ndarë në moshën 74-vjeçare një nga zërat më të mëdhenj të black music, Etta James.
E diagnostikuar me leucemi në fillim të vitit 2011, ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh në një spital të Kalifornisë kur ndërroi jetë.
E lindur në Los Anxhelos nga një nënë me ngjyrë dhe një baba të bardhë, i cili më vonë i braktisi, Etta James e ndjeu gjatë gjithë jetës peshën e diversitetit të saj. E shoqëruar me një jetë me probleme nga alkooli dhe droga, të cilat shpesh herë i kanë rrezikuar edhe jetën, ajo është përballur disa herë edhe me ligjin.
Etta James ka fituar 4 çmime Grammy Awards, 17 çmime për muzikën Blues dhe është përfshirë në vitin 1993 në Rock and Roll Hall of Fame.
Ajo është mjaft e njohur me këngët “At Last” dhe “Tell Mama”. Jeta e saj është interpretuar edhe në një film biografik, rol i interpretuar nga këngëtarja e famshme Beyonce.
Saturday, 21 January 2012 11:38