Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 11:30

Duart tuaja kanë filluar të skuqen e të plasariten me ardhjen e të ftohtit? Mos u trembni! Si gjithnjë, natyra pranë jush ju rekomandon një recetë të thjeshtë.

Me ardhjen e ditëve të ftohta, gjatë dimrit, duart tona janë më të ndjeshme, prandaj kanë nevojë edhe për një kujdes më të madh. Në lëkurën e ndjeshme të duarve më së pari shihen pasojat e të ftohtit dhe ajrit të thatë në ambientet tona jetësore.

Përgatisni një pure patatesh normale me qumësht dhe përmbajtjes i shtoni lëngun e një limoni. Lyejini duart me purenë pasi të jetë ftohur dhe mbajini ashtu gjatë gjithë natës, ndërkohë që duart t’i keni mbështjellë me një palë doreza pambuku. Në mëngjes do të shikoni efektin marramendës që pureja e patates ka bërë për ju. (LajmeShqip.com)