Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 10:25

Ka ardhur koha që të hiqni dorë nga ushqimet kalorike dhe të përdorni këto sekrete të thjeshta për të humbur kilogramët e tepërt.

E rëndësishme është që të përdorni disa nga ushqimet e mëposhtme:

1- Bajamet

Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005 zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Bajamet gjithashtu kanë edhe përbërje magnezi.

2- Avokadot

Përbërësit ushqimorë të pangopur të avokados kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos tek ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.

Dieta rigoroze ju frustron, kështu që shpesh ndodh që të bini në krizë dhe të zbrazni frigoriferin, për të kompensuar të gjitha ato që ia keni mohuar vetes.

Pastaj e dënoni veten në atë mënyrë që i kapërceni kufinjtë dhe kështu në të vërtetë hani më shumë se sa zakonisht, ndërsa organizmi mbrohet në atë mënyrë që krijon rezerva.

Këshillë: Qeraseni veten një apo dy herë me ushqimin që e pëlqeni, por sigurohuni që mos ta tejkaloni dozën ditore të kalorive, të cilat guxoni t’i konsumoni. Ushqimet e mësipërme ju këshillojmë t’i konsumoni sa më shpesh. Pasi ju ndihmojnë shumë në humbjen e kilogramëve. (LajmeShqip.com)