Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 17:56

Kabul – Gjashtë marinsa amerikanë janë vrarë nga rrëzimi i helikopterit në pjesën jugore të Afganistanit, kumtoi sot NATO-ja.

Një zëdhënës i Aleancës veriatlantike deklaroi se helikopteri ushtarak amerikan është përplasur të enjten.

Më herët raportohej se në atë hapësirë, në kohën e rrëzimit të helikopterit, nuk ka pasur aktivitet të kryengritësve.

NATO-ja tha se po zhvillon hetime për shkaqet e incidentit.

Ky ishte rrëzimi me vdekjeprurës prej gushtit të vitit të kaluar, kur 30 ushtarë të jashtëm e humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua në pjesën lindore të Afganistanit.