Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 18:30

Stamboll – Një anije transportuese u fundos në detin Marmara  pas ndeshjes me dy anije të tjera, kumtoi kanali televiziv turk CNN.

Anija transportuese “Kajan 1”, për shkak të erës së fuqishme që ka shkaktuar valë, është përplasur me dy anije te tjera jo më larg nga Stambolli.

Për shkak të kushteve të këqija meteorologjike janë anuluar lundrimet e shumë anijeve nëpër Bosfor dhe në Detin Marmara.