Ata që janë të dhënë pas modës dhe që po kërkojnë me ngulm për aksesorët femëror, do të kenë shansin të marrin dizajnet e çantave të tyre të preferuara nga koleksioni mbresëlënës i stinës së nxehtë të Louis Vuitton. Dhe këtë, me pak hije, ngjyra e dizajne jo të rënduara.
Marc Jacobs vendosi të nxirrte në pah taktikën e kësaj mode e cila promovon bukurinë e kësaj tërësie të bashkuar me çantat e mrekullueshme.
Rripat dhe shumë imtësira të tjera të vogla, janë të përfshira në koleksionin e çantave të pranverës 2012 të Louis Vuitton. Shumëllojshmëria nuk është e madhe në këtë paradë aksesorësh, por që gjithsesi keni shansin të blini çantat ikonë të LV-s. E verdha, e kaltërta dhe jeshilja janë disa nga më të preferuarat. Logoja dhe nënshkrimi LV dekoron këto çanta në mënyrë qe t’i qëndrojnë besnikë traditës së shtepisë së modës.
Marc Jacobs pati sukses duke ju larguar dizajnit të tij paksa të egër për t’iu afruar paksa më shumë stilit për një super-femër dhe çantave të mrekullueshme. Talenti i këtij dizenjatori të madh është reflektuar me seritë e koleksionit të aksesorëve Louis Vuitton të pikasura me sensualitet dhe sharm të madh.
Merrni çantën që ju pelqen më shumë duke ja përshtatur edhe veshjes suaj. Çantat e mahnitshme të Louis Vuitton do t’i përshtaten cilësdo veshje: të thjeshtës apo edhe asaj shik! (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 17:18 

