Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 17:28

Mitrovicë- “Në këto momente referendumi në veri të Kosovës është mënyra ma e mirë për të mbrojtuar interesat e Serbisë në tërësi, të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj i cili tani më është duke u cënuar në kufijtë e saj”- ka thënë Sllobodan Samarxhiç, nënkryetar i DSS-së së Koshtunicës. Samarxhiç këto komente i ka bërë në veri të Mitrovicës të premten në një vizitë që ai është duke bërë në veri të Kosovës.

Sipas tij është e nevojshme që banorët e 4 komunave në veri të Kosovës të dalin në referendum dhe të deklarohen se janë kundër vendosjes së institucioneve të shtetit të Kosovës .

“Pushtetarët në Beograd do të bëjën presion që barrikadat të largohen dhe të hiqni dorë nga referendumi dhe për këtë ata janë duke bërë presion në kryetarëve të komunave dhe dëshmi për këtë është se ata kanë deklaruar se 50 zyrtarë të komunës së Mitrovicës tani më veç janë tepricë teknologjike”- ka thënë Samarxhiç.

Sipasi tij “kjo levizje e Qeverisë në Beograd është mjaft shqetësuese por ne nuk do të heqim dorë nga mbjatja e referendumit”.

“Banorët e kanë të qartë se referendumi mund të ndalohet vetëm me ndonjë skenar shumë të keq i cili është, që dialogu Beograd-Prishtinë të përfundojë deri në fund e në këtë mënyrë shqiptarët me ato që kanë marrë deri tani si lëvizjen e lirë si dhe librat amzës, t-iu jepet edhe pjesmarrje në takimet me shtetet e tjetra në takimet rajonale dhe Serbia të këtë mardhënie të mira me Kosovën. Referendumi është në harmoni në ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë dhe me interesat më të larta të shtetit”- ka thënë Samarxhiç.

Samarxhiç në Kosovë është i shoqëruar edhe nga nënkryetari tjetër i kësaj partie Millosh Jovanoviç.  Jovanoviç më tej ka shtuar se “nëse qeveria thekson se referendumi është i dëmshëm atëher ju duhet ta dini se ai është i domosdoshëm. Nuk ka shtyrje dhe heqje dorë nga referendumi ai duhet të mbahet dhe për këtë serbët e Kosovës nuk do të jenë fajtorë nëse Serbia nuk e merrë kandidaturën për BE-e”.

Në anën tjetër Zoran Saviç, kryetra i DSS-së për Mitrovicën ka theksuar se referendumi do të mbahet si është përcaktuar dhe nuk do të ketë shtyrje a as heqje dorë nga ai.

Po ashtu edhe Nenad Koiç, kryetra i DSS-së së Koshtunicës për Kosovën i ka nxitur banorët e komunave të veriut duke deklaruar se “ju përcjell porositë e serbëve në jug të Kosovës se ata ju përkrahin dhe janë për mbajtje të referendumit”.