Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 16:37

Bruksel- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së të hënën në Bruksel do të bisedojnë për situatën  e Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, kumtoi sot Këshilli Evropian.

Në rend të ditës është paraparë që ministrat paradite ta dëgjojnë raportin e Përfaqësueses së lartë të punëve të jashtme dhe sigurisë Kethrin Eshton për rezultatet e deritanishme nga dialogu Prishtinë – Beograd dhe për situatën e Kosovës.

Në takimin ministror gjithashtu do të bëhet fjalë për situatën në Iran dhe do ta shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve, është kumtuar sot nga Këshilli Evropian.