Shumica e njerëzve vishen bollshëm gjatë kohës në palestër me qëllim që të ndihen sa më rehat në stërvitjen e tyre. Por stili i stërvitjes së Rihannës është krejtësisht ndryshe dhe këtë e tregon më së miri fotografia që ajo ka postuar në profilin e saj në Twitter.
Me një kostum banje të bardhë, me linjat e saj plot kthesa ajo dukej mjaft provokuese teksa stërvitej me pistën e pedalimit.
Rihanna jo vetëm që di të jetë provokuese, por di të jetë edhe mjaft e sinqertë. Dhe këtë e ka treguar duke ju përgjigjur një admiruesi së saj që e kishte pyetur se si ja arrinte që të ishte aq e mirë. Me një përgjigje mjaft të shkurtër ajo i është përgjigjur, “Angles/Lighting/Photoshop :)”. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 15:48 