Prishtinë-Në ditën e dytë të vizitës së saj në Kosovë Komisionerja Evropiane për Cështje të Brendëshme Cecila Malmstrom vizitoj sot shkollën fillore Selman Riza në Fushkosovë, shkollë kjo ne të cilën mësimin e vazhdojnë fëmijet e kthyer si pjesë e projektit për riatdhesim dhe ripranim.
Komisionerja Malstrom qendroi në një klasë ku mësimin e ndjekin nxënës shqiptar dhe nxënës nga komunitete të tjera të kthyer nga shtetet e perëndimit. Malmstrom tha se është shumë e rëndësishme që të shikohet nga afër puna intensive e këtyre fëmijeve në procesin e riintegrimit në vendin e origjinës.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të shikoni shkollën si shembull ku nxënësit pavarësisht origjinës së tyre, punojnë në mënyrë aktive dhe ka përpjekje për
integrimin e fëmijeve që vijnë nga shtete të tjera. Ky është një shembull i mirë i punës që po bëni”-tha Malmstrom.
Ndërkaq zevendësministri i Arsimit Nehat Mustafa njoftoi komisioneren Cecila Malmstrom lidhur me procesin arsimor për fëmijet e kthyer. Ai tha se janë të regjistruar mbi 800 nxënës në arsimin fillor.
Riatdhesimi dhe ripranimi ishin ndër kushtet kryesore që mundësuan fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave dhe gjithashtu mbeten kritere edhe në procesin e mëtejshëm. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 13:45