Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 02:06

A ka ende pengesa që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet pjesë e komunitetit global dhe atij evropian?

Mendoj se 20 vjet më vonë, ky vend është 21 vite dritë larg nga ajo kohë. Asnjë vend nuk ka ndryshuar kaq shumë. Në të njëjtën kohë, kjo nuk është aspak e lehtë. Është një udhëtim shumë i vështirë. Ka shumë probleme që duhen trajtuar. Por unë nuk mendoj se tani gjërat drejtohen nga “psikologjia bunker”. Duhet të keni parasysh se shqiptarët janë njerëz mjaft të fortë, falë modelit të tyre psikologjik. Kjo është studiuar nga shkencëtarët dhe studiuesit më të mëdhenj të psikologjisë. Jo çdo gjë mund t’i adresohet kohës së bunkerëve. Kur shoh energjinë shpërthyese të këtij kombi, më mbetet shumë pak lidhje me të shkuarën.

Më duket sikur shumë politikanë përqendrohen më shumë tek politika partizane se sa tek interesat e Shqipërisë. Si do ta komentonit këtë?

Njësoj si në pyetjen e parë, më 21 janar ndërtesa e Këshillit të Ministrave u rrethua në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës nga një grup njerëzish, të cilët

s’kishin aspak lidhje me protestuesit. Ata sulmuan ndërtesën në shumë mënyra ndërkohë që kryeministri ishte në një ditë të zakonshme pune. Përballë tij, lideri i opozitës ngriti shtabin e tij. Ai priste për një fjalim nga ballkoni i zyrës sime. Kjo është e vërteta, dhe e gjithë bota e pa këtë. Nëse ishte apo jo një përpjekje e organizuar, do ta vendosë një hetim i detajuar mbi këtë çështje, pasi të jenë qartësuar të gjitha detajet. Por diçka është e sigurt, ata nuk sollën lule në zyrën time. Pavarësisht kësaj, unë s’do të largohesha kurrë nga zyra. Këto ishin rrethanat… Pati 4 viktima, dhe asnjë prej tyre nuk u shkaktua nga policia. Jo! Kjo është një provë e pastër si kristal. Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshet të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte. Kjo është e vërteta për këtë çështje. Le të vazhdojë hetimi. Brenda një viti, askush s’është deklaruar përgjegjës për organizimin e këtij sulmi. Brenda një viti, shqiptarët thuajse s’dinë asgjë, dhe ata po presin ende. Ky hetim është absolutisht shumë i rëndësishëm dhe jetësor. Dhe ai do të realizohet. Siç e dini, demokracia ka dobësitë e saj, por ajo funksionon. Mund të ketë pengesa, por pastaj ecën përpara. E tillë është edhe në Shqipëri.

Pjesa e dytë e pyetjes sime lidhet me politikën partizane, të cilën shumë njerëz në Evropë dhe Amerikë e shohin si një tipar regresiv. Mendoj se ky është një ekzagjerim. Pse?

Është e vërtetë që politika është partizane, dhe shpesh abuzohet me konsensusin. Politika nënkupton bashkëpunim, dhe mungesa e tij do të ishte shkatërrimtare për një komb. Në Shqipëri, pavarësisht gjithçkaje që mund të them kundër rivalit tim, s’mund të them se ai është anti-evropian. Jo! Ai është pro-evropian dhe Partia Socialiste është pro-evropiane. Z. Rama është i bindur se duke bllokuar procesin e statusit për Shqipërinë, gjë që po e dëmton Shqipërinë, po i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm qeverisë. Për këtë arsye, për herë të parë në historinë e vendit, ai nuk votoi ligjet që kërkonin 3/5 e votave.

Por unë u tregova i duruar. Thashë se do të jenë shqiptarët ata që do ta zgjidhin këtë çështje. Jam plotësisht i bindur se kombi im i ka të gjitha potencialet për ta zgjidhur.

Pastaj erdhën zgjedhjet lokale. Shqiptarët votuan. Ata i thanë z. Rama se po gabon që po i pengon. Ne nuk e pranojmë këtë. Ata i treguan atij një ndër humbjet më të rënda në rang kombëtar. E njëjta gjë vlen edhe për Tiranën, edhe pse rezultati ishte shumë i ngushtë.

Por kur çdo votë u tregua në 5 kamera të ndryshme, Rama mbeti 91 vota mbrapa në garën për kryetar bashkie. Ndërkohë, në garat e tjera ishte më shumë se 10 mijë vota mbrapa. Fatmirësisht, ai e mori mësimin. Ai pranoi ekzaktësisht atë që i kisha ofruar gjatë dy viteve. Ai pranoi. Dhe jam i lumtur që ai pranoi. Jam mjaft i gatshëm të bashkëpunoj me Partinë Socialiste.

A mund të bashkëpunoni tani në Parlament për këto ligje të rëndësishme?

Në çdo moment. Në politikë, mendimet personale s’kanë rëndësi. Në karrierën time politike, kam realizuar reformat më të mëdha dhe me te thella që janë bërë në këtë vend. Por ai u pendua. Unë thashë se duhet ta shpëtojmë vendin së bashku me ta. Kjo është ajo që ne mendojmë. Jam i hapur për të punuar me ta, dhe jam optimist për këtë.

Pra, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është shumë më i rëndësishëm se sa çdo pozicion politik?

Pa dyshim. Integrimi në BE është projekti më i rëndësishëm i këtij shekulli, pas integrimit në NATO. Qeveria është e gatshme të kryejë çdo reformë për të arritur normat, standardet dhe kriteret, të cilat në fund do ta bëjnë këtë popull më të lirë, më të begatë, më të sigurt.

Më lejoni t’ju bëj një pyetje tjetër rreth kualifikimeve të Shqipërisë për në BE?

Kjo çështje përmendet shpesh në diskutimet rreth Shqipërisë që ne bëjmë në Amerikë dhe Bruksel. Është niveli dhe perceptimi i korrupsionit në këtë vend. “Transparency International” e rendit Shqipërinë në vendin e 95-të, nga 183 vende. Pra, Shqipëria ka rënë disa vende më poshtë në krahasim me 2010. A mund të më thoni se cili është niveli i korrupsionit në këtë vend? A ndodh që shumë zyrtarë i konsiderojnë postet qeveritare si një mundësi për të fituar para, ndryshe nga shërbimi publik? Dhe pse shumica e shqiptarëve mendojnë se liderët politikë janë të korruptuar? Si do t’u përgjigjeshit këtyre pyetjeve?

Nëse më pyesni “A ka korrupsion?”, do të përgjigjesha “Po”. A është korrupsioni një problem serioz? Po, korrupsioni është një problem serioz. Por, si është situata aktuale? Situata aktuale bazohet në sondazhe mjaft serioze, në zgjedhje të pavarura.

Është shumë ndryshe nga ç’përshkruhet. Kjo është e para. E dyta, ka të dhëna që ky vend është i vetmi që brenda 6 vjetësh ka mbledhur më shumë se 7 miliardë dollarë si të ardhura nga dogana dhe taksat. Burimi më i madh i korrupsionit janë dogana dhe taksat. Nëse korrupsioni është atje ku janë paratë… Marrim rastin e prokurimeve.

Në vitin 2006, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të ICT-së. Tre vjet më vonë, u bë vendi i parë në botë ku 100% e prokurimeve kryheshin përmes internetit. Kjo e gjashtëfishoi pjesëmarrjen në këtë garë, dhe zvogëloi me 27% koston e përgjithshme të prokurimeve.

Sipas meje, korrupsioni është një sëmundje gjenetike e qenieve njerëzore. Dua të them, se njerëzit janë lakmitarë. Ata duhen ruajtur se mos rrëshqasin… Reformat janë jetësore për të parandaluar korrupsionin. Javën e kaluar ne u bëmë një nga qeveritë e pakta në botë që publikuam në internet çdo shpenzim nga Thesari i Shtetit. Në fund të këtij viti, me siguri ky do të jetë vendi më i privatizuar mbi tokë. Do të kemi shkolla dhe spitale… Kjo do të arrihet përmes privatizimit. Luftojmë korrupsionin në sektorin publik. Përbri kësaj, vetëm vitin e kaluar 120 zyrtarë të niveleve të ndryshme u vendosën përpara drejtësisë për korrupsion. Gjithsesi, ka ende korrupsion. Por gjithashtu po luftohet shumë kundër tij.

Pra, s’ka imunitet politik nëse dikush mban një post zyrtar?

Problemi qëndron se…Nëse ka një armik në luftën kundër korrupsionit, ai është politizimi. Së dyti, s’duhet të shohësh korrupsionin tek të tjerët, por duhet të shohësh korrupsionin në shtëpinë tënde. Shpesh, kur jam me kolegët e mi, ata shqetësohen kur SHBA dhe vendet e tjera na akuzojnë për korrupsion. Unë u them që e kanë gabim.

Nëse ka korrupsion, ata bëjnë mirë ta dënojnë. Korrupsioni duhet luftuar në mënyrë të vazhdueshme, sepse në fund ai është burimi i çdo të keqeje në vend.

Pra, po thoni se gjyqi i fundit i ish-zyrtarit nuk kishte lidhje me imunitetin politik? Ishte bazuar mbi prova?

Çështja e z. Meta është një rast ekzemplar. Zv. Kryeministri u akuzua nga një video. Ai dha dorëheqjen. Ai tha përpara shqiptarëve se heq dorë nga imuniteti. Ai shkoi në gjykatë… Ata që e përdorën këtë për qëllimet e tyre… Ai shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila sipas ligjit shqiptar shqyrton çështjet rreth ministrave dhe deputetëve. Ai i kërkoi gjykatësve te shqyrtonin çështjen e tij nga përmbajtja dhe jo nga procedurat. Gjykatësit e pranuan kërkesën e tij, dhe të pestë votuan në favor të tij. S’mund të imagjinoj një proces më transparent se ky. Nëse dikush më prezanton një dokument të kopjuar… Ka 28 faqe të kopjuara dhe duhet të pranohet si origjinal? Të penalizosh njerëz mbi këtë bazë do të thotë se s’ka më drejtësi. Personalisht, më pëlqeu ideja e z. Meta, i cili kërkoi rishqyrtimin e çështjes. Dhe gjyqtarët pranuan ta rishqyrtonin çështjen. Ata edhe mund ta refuzonin, dhe të thoshin se kjo është procedura që duhet ndjekur.

Pavarësisht këtij rasti të veçantë, a mund të thoni se qeveria po drejton një fushatë frutdhënëse kundër korrupsionit, apo ajo është ende në fazat e para të kësaj fushate? Çfarë mendoni se duhet bërë tjetër?

Sigurisht, kjo është një fushatë e konsoliduar kundër korrupsionit. Janë bërë disa hapa, si për shembull: Heqja e imunitetit të gjyqtarëve, deputetëve, dhe të gjithë të tjerëve. Asnjë zyrtar s’ka të drejtë ta konsiderojë veten imun ndaj krimit dhe korrupsionit. Ofruam një praktikë të miratuar në Bundestag, e cila në këtë rast është e njëanshme. I kërkuam Këshillit të Lartë të Drejtësisë ta miratonte, por kërkesa jonë u refuzua nga presidenti aktual. Me siguri, presidenti tjetër do ta pranojë. Do të këmbëngulim në luftën tonë kundër korrupsionit. Jemi më të angazhuar se kurrë.

Duke marrë parasysh krizën financiare në Bashkimin Evropian, ndasitë politike, problemet e zgjerimit dhe një tjetër recesion i mundshëm ekonomik, a ia vlen të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian? Pra, nëse Shqipëria lejohet, çfarë përfitimesh do të ketë ajo nga anëtarësimi?

Është e vërtetë që Bashkimi Evropian po kalon kohë të vështira. Kjo është një krizë shumëdimensionale. Në pamje të parë, ajo është kriza e Euros, është një krizë borxhi. Por në të vërtetë, është shumë më tepër se kaq. Gjithsesi, kjo situatë s’ka ndikuar në vizionin e shqiptarëve për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Gjatë këtyre 40 viteve, Bashkimi Evropian ka përpunuar një sërë normash, standardesh, ligjesh, të cilat nuk kanë ekzistuar më parë. Dhe si një komunitet që bazohet në të drejtat e njeriut, mendoj se është vendi më i mirë për këdo, veçanërisht për vendet e vogla. BE është tregu më i madh për vendet e vogla. Të jesh i vogël s’do të thotë se s’mund të konkurrosh.

Sa mendoni se do të zgjasë ky proces? Cila është koha reale?

Nuk më pëlqen të caktoj një datë. Kur gjërat nuk janë në dorën tënde, gabohesh kur përpiqesh të bësh rolin e “profetit”. E rëndësishme është se ne do të punojmë shumë për ta merituar atë. Dëshira ime është që vendi ynë të zhvillohet. Dhe çka është më e mirë, është të kemi mundësinë të integrohemi si një vend plotësisht i zhvilluar.

A prisni një ftesë për statusin e kandidatit gjatë vitit të ardhshëm?

Po, por ky është thjesht një hap përpara. Ky proces është i gjatë dhe i vështirë, por unë besoj se është edhe i pakthyeshëm.

Ka ende mjaft konflikte të pazgjidhura në vendet e Ballkanit Perëndimor. Çështja e Kosovës, Bosnjës, Maqedonisë, të cilat janë mjaft të lidhura me Shqipërinë. E ardhmja e Kosovës… Anëtarësimi i saj i mundshëm në institucionet ndërkombëtare… Për momentin, ai është një shtet i bllokuar. Është i bllokuar nga Serbia. Dhe së dyti, është çështja e Maqedonisë. A mendoni se zgjidhja e vetme e problemeve të brendshme dhe ndërkombëtare të Kosovës është një bashkim i plotë me Shqipërinë?

Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj se është në interesin e shqiptarëve t’i respektojnë kufijtë ekzistues. Ky është mendimi im përsa i përket interesave tona kombëtare. Bashkimi i territoreve shqiptare s’është as trillim as herezi. Kudo që janë, shqiptarët janë një mazhorancë etnike. Por në këtë fazë, interesi i tyre më i mirë është ta shohin të ardhmen në Bashkimin Evropian. Në çdo rrëzim kufijsh, Shqipëria rrezikon të humbasë territor. Unë jam nga ata që mendojnë se territori është i përjetshëm. Ndaj kundërshtoj…

E kundërshtoni bashkimin?

Po. Mendoj se territoret janë të përjetshëm dhe se duhen shpëtuar. Shqipëria s’ka arsye të japë asnjë pjesë nga territori i saj sepse ajo ka humbur shumë më tepër territor se çdo vend tjetër në rajon. Tani shqiptarët janë të lirë. Ata s’duhet ta dëmtojnë veten dhe duhet të shohin drejt së ardhmes.

Çfarë duhet bërë për çështjen e ndarjes së veriut të Kosovës dhe planet e Beogradit për ndarjen e minoritet Serb nga Kosova? Çfarë duhet të bëjnë ndërkombëtarët? Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Ndërkombëtarët duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë… Kjo politikë e Serbisë nuk duhet të vazhdojë. Është në interesin e Serbisë të mendojë për të ardhmen në BE. Duke i mbajtur këto tre komuna me autoritete dhe struktura paralele, Serbia tregon se s’është liruar ende nga fantazma e Serbisë së vjetër. Kjo është shumë e rrezikshme. Progresi në Ballkan është shumë i madh, por pavarësisht kësaj, mbeten ende disa probleme. Ne duhet t’i zgjidhim këto probleme dhe t’i kthejmë sytë drejt të ardhmes. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që gjithçka të bëhet në mënyrë paqësore. Pra, të vazhdohet programi i reformave në të gjithë vendet. Por për Kosovën, kjo është një çështje ekzistenciale, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe e institucioneve ndërkombëtare, njësoj siç po bën Shqipëria.

Çfarë ndodh nëse progresi i Kosovës bllokohet për një kohë të gjatë, dhe problemet shtohen për shqiptarët në Kosovë? Çfarë duhet të bëhet?

Shqiptarët në Kosovë duhet të jenë krenarë për atë që ata kanë arritur. Në tre vjet pavarësi, asnjë vend s’ka arritur më shumë se sa ata. Nëse shkoni atje, do të shihni një vend krejt tjetër. Ajo që duhet të bëjmë është të largojmë çdo barrierë. Shqiptarët duhet të ndihen si një vend me dy administrata. Dy administrata të ndryshme… Kjo i jep një shtysë më të madhe zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe fushave të tjera. Shqiptarët në Kosovë nuk duhet të shkurajohen gjatë konsolidimit të shtetit të tyre, në mënyrë që të bëhen një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Ky është mendimi im. Problemi nuk qëndron tek shqiptarët, por tek fobia ndaj shqiptarëve. Një fobi ndaj shqiptarëve, e cila është krijuar gjatë një shekulli. Uroj që fqinjët tanë të çlirohen nga kjo ndjenjë. S’ka asnjë arsye për të jetuar me frikë ndaj shqiptarëve. Prej vitesh ata kanë qenë kundër Shqipërisë. Tani ka dy shtete shqiptare. Ata duhet të bashkëpunojnë me ta, duhet të punojnë për integrimin rajonal, për integrimin evropian. Ne jemi njerëz të duruar. Ne e shohim të ardhmen me shumë shpresë, dhe besojmë se do të krijojmë një marrëdhënie të re me fqinjët tanë.

Le të supozojmë se Maqedonia futet në BE. Nëse ky proces bllokohet për një kohë të gjatë dhe nuk duket se do të zgjidhet, s’mendoni se niveli i zhgënjimit do të shtohet tek shqiptarët dhe se kjo do të ndikojë në politikën e Shqipërisë?

Unë thashë se problemet në rajon mbeten. Një ndër problemet më të mëdha është situata në Maqedoni. Pra, aspiratat euro-atlantike dhe evropiane të këtij vendi janë të bllokuara. Kjo është shumë e dëmshme. Ajo dëmton rëndë shpresat e kësaj shoqërie. S’ka asgjë më të keqe se sa të shkatërrosh shpresat e një njeriu, të një komuniteti, të një shoqërie. Ndaj jam vërtet i shqetësuar për këtë. Unë jam dëshmitar i përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje. Në fund të fundit, Republika e Maqedonisë ekziston falë një marrëveshjeje ndërkombëtare. Mendoj se ekzistenca e saj u shërben të gjithë kombeve në parandalimin e një konflikti shumë të madh në Ballkanin jugor. Mendoj se vendi dhe qeveria kanë arritur reforma të mëdha. Por zgjidhja për këtë çështje është e kushtëzuar.

Mendoni se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë? A duhet Brukseli të bëjë më shumë për të ndihmuar Shkupin dhe Athinën?

Sigurisht që po. Sipas mendimit tim, duhet të bëjë shumë më tepër. Për momentin kemi një ndërmjetësues të BE-së, i cili ka punuar për 12 apo 15 vjet, por pa mundur të arrijë asgjë. E di që OKB-ja, BE-ja dhe qeveria amerikane janë përfshirë, dhe unë nuk po fajësoj asnjërën palë. Por unë mendoj se Maqedonia luan një rol shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është një nga meritat më të mëdha të administratës amerikane… Në atë kohë, ekzistenca ligjore e Maqedonisë ishte në pikëpyetje. Qeveria amerikane dërgoi një batalion në Maqedoni. Kjo ndodhi sepse ai është një vend mjaft i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin. Mendoj se tani është po aq e rëndësishme të gjendet një zgjidhje, dhe ta ndihmojnë vendin të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kjo po dëmton rëndë marrëdhëniet ndër-etnike. S’është e nevojshme që një pjesë e shoqërisë të jetë pro-Evropës, pro-NATO-s dhe të fajësojë pjesën tjetër. Kjo nuk ndihmon. Ajo që do të ndihmonte është një zgjidhje. Shpresoj që kjo të konsiderohet më seriozisht.

Vihen re ndasi të mëdha mes elitave shqiptare në Maqedoni. A do inkurajonit më shumë unitet mes tyre? Më shumë bashkëpunim?

Unë flas vazhdimisht me ta, dhe është bërë një progres mjaft i madh. Me siguri ju e dini se ata kanë patur probleme me zgjedhjet. Por tani, ato janë lënë pas. Në zgjedhjet e fundit, ata nënshkruan një dokument, të cilin e respektuan. Nëse do të gjenin një mënyrë më të mirë për të bashkëpunuar, ata do të forconin përfaqësimin e shqiptarëve. Do të kishin më shumë përfaqësues në parlament. Por gjithsesi, ata bëjnë një punë të shkëlqyer, dhe unë i përgëzoj për rolin e tyre. Pavarësisht gabimeve të tyre, ata kanë luajtur një rol historik. Isha në Maqedoni, ku gjeta një vend krejt tjetër. Isha në Tetovë, dhe gjeta një Tetovë krejt tjetër. Pra, ata e kanë bërë punën e tyre.