Tiranë- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Zayed për Energjinë e së Ardhmes”.
Në këtë ceremoni, Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin e Islandës, Ólafur Ragnar Grímsson, bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Cherie Blair, ministra dhe ish-ministra të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Britanisë së Madhe dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë e përfaqësues kompanish nga shumë vende të botës.
Presidentja Jahjaga, gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, vizitoi kompaninë “Masdar”, kompania kryesore që merret me hulumtimin dhe vënien në praktikë të energjisë alternative.
Drejtuesit e kësaj kompanie bënë me dije se në Abu Dhabi dhe në gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe po bëhen investime të mëdha në futjen në përdorim të energjisë alternative.
Gjithashtu, Presidentja Jahjaga vizitoi edhe Xhaminë e Sheik Zayedit në Abui Dhabi, një objekt modern fetar dhe kulturor, si dhe varrin e Sheikut Zayed Bin Sultan Al Nahyan, i cili e ndërtoi këtë qendër.
Thursday, 19 January 2012 18:19