Beogradi-Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç nuk ka pranuar që të ulet në një tavolinë me të ashtuquajturin ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, në takimin që pritet të mbahet në Beograd. 
Sipas burimëve Ristiç edhe pse ka udhtuar në Beograd në takim do të dërgojë zëvendësin e tij Sergjan Gjuroviç.
Ndërsa të ashtuquajturit tre kryetrët e komunave ai i Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, i Zvecanit Dragisha Milloviç, i Leposaviçit Branko Niniç si dhe kreytari i Qarkut Radenko Nedelkoviç do të takohen me Bogdanoviçit. Temë e bisedime do të jetë referendumi i paralajmëruar për 14 -15 shkur, mundësi e zgjatjes së ditës së zhvillimit të tij.
Bogdanoviç do të provojë t’i bind kryetartë e komunave që të heqin dorë nga referendumi, i paralajmëruar për datën 14 dhe 15 shkurt, në të cilin qytetarët serbë do të duhej të deklaroheshin nëse pranojnë institucionet e Kosovës. Kryetarët e komunave të cilët kanë marrë vendim për referendumin, kanë thënë se nga ai do të mund të heqin dorë vetëm nëse Gjykata kushtetuese e Serbisë vlerëson se një deklarim i tillë i qytetarëve është antikushtetues.
Thursday, 19 January 2012 18:05