Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 15:00

Për thonjtë perfekt duhet të zgjidhet edhe manikyri perfekt. Ja disa këshilla nga ekspertët për ngjyrat më të preferuara të këtij sezoni:

– E kuqja e përjetshme
E kuqja, dihet, asnjëherë nuk del nga moda! Aktuale janë të gjitha nuancat, duke filluar nga ato më të errëtat deri tek ato pastel. Tendenca e re e këtij viti është se tashmë ngjyra e manikyrit nuk ka nevojë të kombinohet me veshjen. E kuqja mund të kombinohet me çdo stil veshjeje.

– Ngjyra e hirit është një hit i vërtetë
Një nga trendet udhëheqëse në këtë sezon është ngjyra e hirtë e manikyrit. Kjo ngjyrë i përshtatet çdo gjatësie dhe forme të thoit. Shtëpia e modës Channel e këshillon shumë këtë ngjyrë për këtë sezon.

– Ngjyra metalike
Nëse jeni një prej atyre që ju është mërzitur ngjyra klasike e së kuqes dhe manikyri francez, atëherë do t’ju gëzojë lajmi se këtë sezon janë në modë edhe ngjyra metalike. Kthimi i të 80-ve është “hit” absolut kur është fjala për manikyrin e thonjve.

Disa të fshehta të manikyrit
– Manikyri me ngjyrë të mbyllur duket  më bukur tek thonjët e shkurtër.
– Të gjithë mangësitë e thonjve shihen më pak nëse thonjtë lyhen me ngjyrë të mbyllët.
– Lyejini thonjtë në mëngjes dhe jo natën.
– Në mënyrë që manikyri të qëndroj më shumë, i lyeni sipër me përforcues.
– Nuk është nevoja që ngjyra e manikyrit në duar, të jetë i njëjtë me ngjyrën e manikyrit të thonjve të këmbës.
– Manikyrët që thahen shpejt janë shumë të përshtatshëm kur jeni me nxitim, edhe pse  përmbajnë alkool dhe nuk qëndrojnë gjatë. (LajmeShqip.com)