Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 12:40

Vetëm pak para disa ditësh në një intervistë çifti më i famshëm në Hollivud u shpreh se dëshironte që të kishin një fëmijë tjetër. Dhe nuk ka kaluar shumë nga ky rrëfim dhe një revistë amerikane ‘OK!’ ka treguar se Jolie tashmë është shtatzënë dhe se fillimet e kësaj shtatzënie për të kanë qenë të sikletshme.

Një periudhë e vështirë për të, me një stomak të përzierë dhe shije të ndryshuar, por që në fund të fundit ja vlen gjithçka, është shprehur burimi rreth Angelinës.

Sigurisht që pamja e barkut të rrafshët nuk tregon gjë, pasi flitet që për të të jetë vetëm fillimi.

Brad dhe Angelina, të dy njihen për jetën e tyre ekstravagante dhe të shthurur në rininë e tyre, por me kalimin e viteve ata kanë treguar një anë të medalies që pak njerëz mendonin se do e shikonin tek këto aktorë. Tashmë të dy janë dy prindër të përkushtuar, të cilët kanë birësuar tre fëmijë, Maddox 10 vjeç, Pax 8 dhe Zahara 6 vjeçe. ‘Skuadrës’ së fëmijëve të tyre i janë bashkuar edhe tre fëmijët e tyre biologjik, Shiloh 5 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne 3 vjeçar. (LajmeShqip.com)