Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 11:20

Akori hollivudian Depp, 48-vjeçar, dhe këngëtarja franceze Vanessa Paradis, 39-vjeçare, duket se tashmë kanë ardhur drejt ndarjes së tyre.

Këtë fakt e ka publikuar e përditshmja amerikane “People”, sipas së cilës çifti që prej 14 vitesh bashkë tashmë janë duke jetuar veçmas. Nga historia e dashurisë së tyre ata kanë edhe dy vajza, por asnjëherë nuk kanë qenë të martuar.

Në fakt, çifti nuk është parë më bashkë në asnjë premierë që prej më shumë se një viti. Madje në premierën e Golden Globe që u mbajt të dielën në Los Angeles, Depp është parë të parakalonte mbi tapetin e kuq pa e ndalur hapin drejt e tek hyrja dhe pa buzëqeshur. (LajmeShqip.com)