Paris- Komisioni i Senatit francez sot e hodhi poshtë projekt-ligjin me të cilin parashikohet dënim për mohim të gjenocidit, në mesin e të cilëve edhe gjenocidin armen nga viti 1915. Teksti ishte pranuar nga Kuvendi nacional më 22 dhjetor. 
Qëndrimi i Komisionit nuk pritet të miratohet të hënën në seancën e Senatit për shkak se shumica e anëtarëve të Senatit dëshirojnë të mbështesin një ligj të tillë, lajmërojnë mediat franceze.
Propozimi për mospranim e mbështetën 23 anëtarë të Komisionit, nëntë ishin kundër,, ndërsa tetë të përmbajtur.
Kryetari i Senatit, socialisti Zhan Pjer Bel shfaqi rezerva ndaj projekt-ligjit më 12 janar duke treguar në marrëdhëniet e përkeqësuara diplomatike ndërmjet Francës dhe Turqisë. Nëse Senati e miraton pa ndryshime projekt-ligjin, ai përfundimisht do të pranohet. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 January 2012 18:00