Tiranë- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu, pas vendimit të komisionit të Ligjeve për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij nga detyra, vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e komisionit hetimor që do ngrihet për këtë qëllim.
“Prej ditës së sotme do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë zyrtare për të vlerësuar kushtetueshmërinë e komisionit që propozohet të ngrihet për shkarkimin tim”, u shpreh nënkryetari i KLD-së, pak orë pas vendimit të komisionit të Ligjeve.
Spahiu theksoi se “ngritja e komisionit hetimor për punën e tij është antikushtetues, njësoj siç është kërkesa për t’u shkarkuar nga Kuvendi”.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e paprecedentë në historinë e parlamentarizmit dhe të drejtësisë, e cila tashmë ndodhet në udhëkryqin më të madh”, u shpreh Spahiu.
Wednesday, 18 January 2012 14:38