Hagë- Lideri opozitar sirian Burhan Galiun i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i japë ndihmë humanitare popullit sirian pas represioneve të ashpra disamujore ndaj demonstruesve dhe civilëve.
Galiun, lider i grupit opozitar Këshilli kombëtar sirian, bëri apel për ndihmë të jashtme pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Uri Rozental.
“Duhet të krijojmë një fond, që sirianëve do t’u dërgojë ndihmë humanitare”, tha ai pas takimit me ligjdhënësit në parlament.
Galiun, gjithashtu, deklaroi se propozimi i Katarit për zhvendosjen e ushtarëve arabë në Siri është një iniciativë e rëndësishme e cila duhet me vëmendje të shqyrtohet.
Rozental u bëri thirrje oponentëve të presidentit sirian Bashar al Asad që të formojnë opozitë unike dhe përfaqësuese të regjimit.
“Në Sirinë e re duhet të respektohen të drejtat të gjithë sirianëve”, tha ministri.
BE-ja i bëri thirrje qeverisë siriane që të japë qasje urgjente deri te organizatat humanitare dhe vendosi sanksione kundër disa përfaqësuesve dhe institucioneve zyrtare në Siri për shkak të rolit të tyre në represionet qeveritare, përkujtojnë agjencitë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 January 2012 13:00