Njё bark i rrafshët dhe me muskuj ёshtё ëndrra e çdo femre dhe mashkulli. Por cilat janë disa nga ushtrimet më të mira për ta arritur këtë?
-Shtrihuni në shpinë, ngrijeni trupin, ndërsa duart kryqëzojini në bark. Rrini në atë pozicion për afërsisht dhjetë sekonda. Pastaj ngrini këmbët.
-Këmbën e majtë vendoseni mbi të djathtën dhe, për dhjetë sekonda, mundohuni që të rrini në atë pozicion. Pastaj, 30 herë me radhë, ngadalë ngrijeni dhe lëshojeni këmbën e djathtë. Pas kësaj, bëni një pushim prej 20 sekondash dhe vazhdoni njësoj edhe me këmbën tjetër.
-Nëse ndjeni ‘pickim’ në kofshë dhe tërheqje të muskujve të barkut, atëherë dijeni se jeni duke bërë ushtrimin ashtu siç duhet.
Çfarë duhet tё bёjmё pёr njё bel ideal?
Shtrihuni në shpinë. Ngrijeni trupin, kurse duart kryqëzojini në bark. Rrini në atë pozicion për afro dhjetë sekonda. Më pas, ngrini edhe këmbët, të paktën 20 cm mbi dysheme dhe bëni lëvizje të shpejta si gërshërë.
Do të ishte ideale që, para pushimit të parë, ushtrimet e gërshërëve t’i bëni 50 herë, meqë kështu arrihet efekti më i mirë. Kujdes! Nëse ndjeni dhembje në boshtin kurrizor derisa e bëni këtë ushtrim, atëherë bëni një pauzë dhe konsultohuni me mjekun.
Çfarё duhet tё bёjmё pёr tё patur muskuj tё fortё barku?
Shtrihuni në shpinë. Duart vendosini nën kokë dhe ngrini supet. Këmbët lakojini lehtë në gjunjë. Shpina duhet të jetë e shkëputur nga dyshemeja.
Filloni që të bëni ushtrimet e barkut, duke lëshuar dhe ngritur supet dhe kokën. Pas 40 ushtrimeve të tilla bëni një pushim të shkurtër. Duhet që të bëni dy cikle të këtij ushtrimi.
Nëse ndjeni një djegësi në pjesën e sipërme të barkut, mos u shqetësoni, kjo është shenjë se jeni duke e bërë ushtrimin ashtu siç duhet. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 January 2012 09:30 