Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 17:36

Zagreb- Kryeministri kroat Zoran Millnoviç dhe shefi i diplomacisë Vesna Pusiç konfirmuan se Zagrebi dhe Lubjana janë dakorduar për emrat e gjyqtarëve të arbitrazhit të cilët i propozoi Komisioni Evropian, të cilët së bashku me një gjykatës kroat dhe slloven do të vendosin për kufirin e dy shteteve.

Kryetari i Komisionit është Zhilberg Gijom, avokat francez për çështje ndërkombëtare, i cili paraprakisht kryesonte me Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, përderisa avokati gjerman dhe ish gjykatës  në Gjyqin ndërkombëtar të drejtësisë Bruno Sima dhe profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetit britanik Oksford, Von Lou do të jenë anëtarë të komisionit.

Sima dhe Lou u zgjedhën nga lista kandidatë e marrë nga kryetari i KE-së, Zhose Manuel Baroso dhe komisari për zgjerim Shtefan Fyle.

Kroacia e propozoi Budisllava Vukasa, ndërsa Sllovenia Jernej Sekolec.

“Është krijuar atmosferë pozitive për vazhdim të arbitrazhit për të cilën nuk është me rëndësi se sa do të vazhdojë. Me rëndësi është që gjykatësve t’u jepet kohë që të sjellin vendim të drejtë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare” theksoi Milanoviç.