Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 17:29

Tiranë – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, shprehu  vendosmërinë e mazhorancës për t’i qëndruar të gjitha reformave për integrimin evropian.

Patozi tha në një prononcim për mediat se “mazhoranca është plotësisht e vendosur që t’i qëndrojë të gjitha reformave, t’i qëndrojë asaj për të cilën ne kemi rënë dakort, në mëënyrë që të ecin paralelisht reforma zgjedhore, komisioni për ndryshimet në rregullore, por edhe ligjet me 3/5”.

Patozi tha më tej se “jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës, në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbyllje të sesionit të shkuar”.

“Uroj që ky të jetë një qëndrim emocional dhe i përkohshëm dhe t’i kthehemi bashkëpunimit, pasi opozita duhet të japë garancitë e saj, nëse i qëndron apo jo marrëveshjes, çka flet dhe për seriozitetin e saj dhe nëse i qëndron ajo po axhendës së integrimit që do të na mundësonte marrjen e statusit kandidat”, përfundoi Patozi.