Doni që xhinset tuaja të preferuara të jetojnë më gjatë? Nëse keni dëshirë t’i vishni përsëri duhet të mbani parasysh disa rregulla për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.
1- Mos i lani shpesh në lavatriçe
Nëse i keni njollosur xhinset tuaja, atëherë ky është momenti i përshtatshëm për t’i larë në lavatriçe. Nuk është e këshillueshme që të lahen shpesh. Arsyeja? Larja e shpeshtë i zbardh ato, i ndërron formën dhe shumë shpejt ju nuk do të mund të vishni më xhinset tuaja të preferuara. Gjithmonë kini parasysh këtë informacion: pas 15 muajve të mos larjes së xhinseve, në to do të jetë numri i njëjtë i bakterieve sikurse në xhinset që janë larë çdo 13 ditë. Prandaj, sa me rallë që i lani xhinset, aq më mirë është!
2- Mos i lani me ujë shumë të ngrohtë
Larja e xhinseve në temperatura të larta dëmton fijet e materialit. Kur t’i lani xhinset këshillohet të lahen të kthyera përsëmbrapthi. Mos harroni se para se të thahen duhet t’i shkundni me kujdes.
3- Mos i hekurosni xhinset
Përveç nxehtësisë gjatë larjes, xhinseve nuk ju bën mirë as nxehtësia e hekurit gjatë hekurosjes. Materiali mund ta ndërrojë ngjyrën mund të rrudhosen e të mbesin me njolla.
4- Larg diellit
Nëse doni që xhinset me ngjyrë të mbyllur të mos zbardhen, pas larjes mos i lini te thahen në diell. Më e mira është t’i dërgoni në pastrim kimik. Gjithashtu mos i ruani rrobat në vende ku do të jenë nën ndikimin e rrezeve te diellit, sepse mund të zbardhen. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 January 2012 10:39 