Washington – Favoriti i republikanëve për kandidat të zgjedhjeve presidenciale Mit Romni, deklaroi se nuk është e domosdoshme që SHBA-ja të angazhohet në shpëtimin e sistemit bankar të Evropës, lajmëruan sot mediat amerikane.
“Nuk ka nevojë që të shtyhemi drejt Evropës për ta shpëtuar sistemin e saj bankar”, u përgjigj Romni në pyetjen nëse është i gatshëm që t’u ndihmojë evropianëve pas uljes së vlerës së euros.
Në debatet me rivalet e tij në nominim për kandidat të Partisë republikane në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Njut Gingirç, Rik Peri, Ron Pol dhe Rik Santorm në Karolinën Jugore, ku të shtunën u mbajtën zgjedhjet preliminare, Romni gjithashtu u angazhua në intervenimin minimal të Qeverisë amerikane në jetën ekonomike.
“Duhet t’i hapim tregjet dhe t’i detyrojmë amerikanët që sërish të përfitojnë. Kjo është përgjigjja, e jo shpëtimi i bankave”, shtoi Romni.
Deklarata e Romnit, i cili udhëheq para katër kandidatëve të tjerë të republikanëve është dhënë para shpalljes së kumtesës së agjencisë “Standard end Purs”, në të cilën ajo e uli rejtingun e kredisë për nëntë vende të eurozonës, midis të cilëve dhe të Francës.
Gjatë kohës së debateve Romni, ish-guvernatori i Masaçusets i ishte nënshtruar presionit nga kolegët e tij që t’i kumtojë tatimet e të ardhurave të veta. Ai tha se do ta bëjë këtë atëherë kur të marrë nominimin.
Tuesday, 17 January 2012 09:20