Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 08:50

Romë – Tre bomba shpërthyen mbrëmë në afërsi të ndërtesës së shërbimit tatimor në Napoli, kumtoi policia italiane.

Nuk ka informacione për të plagosur gjatë incidentit, ndërsa janë thyer vetëm një pjesë e dritareve të objektit.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

Në muajin e kaluar shpërthime të tilla kanë ndodhur edhe para filialit të Napolit të këtij shërbimi. Deri tek zyrat e tyre edhe në qytete të tjera italiane janë dërguar letra me kërcënime dhe pako-bomba.

Më 9 dhjetor është plagosur edhe drejtori i përgjithshëm i këtij shërbimi gjatë shpërthimit të pako-bombës, për të cilën përgjegjësi morën anarkistët italian.