Tiranë-Banka e Shqipërisë forcon kriteret teknike dhe ato të sigurisë për licencimin e Zyrave të Këmbimit Valutor.
Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar disa ndryshime në rregulloren pëkatëse, që i detyron Zyrat e Këmbimit Valutor të japin informacion më të hollësishëm mbi mjediset dhe kushtet e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valuator.
Në deklarim, duhet të jepet informacion minimalisht për instalimin e sistemit të monitorimit dhe të telekamerave, mbi kasafortën për ruajtjen e vlerave monetare, si dhe për ndarjen e zonës së arkës.
Me rregulloren e re, administratorët e Zyrave të Këmbimit Valutor duhet të nënshkruajnë një deklaratë mbi njohjen dhe zbatueshmërinë e detyrimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi për ushtrimin e veprimtarisë financiare të këmbimit valuator.
Rregullorja e re synon të rrisë sigurinë e këtyre institucioneve nga grabitjet.
Por, nga ana tjetër, kjo rregullore synon të rrisë kapacitetet e drejtuesve të këtyre agjencive, duke i vendosur shprehimisht para përgjegjësisë për të njohur dhe zbatuar kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin e tyre. (LajmeShqip.com)
Monday, 16 January 2012 20:13