Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 19:05

Prishtinë-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek i ka thënë Radio Dukagjinit, se ngjarjet që kanë ndodhur gjatë protestës të së shtunës, duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.

Lunacek ka ftuar “Vetëvendosjen” që të anuloj protestën e 22 Janarit. Por, sipas saj nëse ajo mbahet, atëherë Policia duhet të përdor forcën minimale.

“Do të ishte shumë e rëndësishme sikur të ndodhte një hetim i pavarur në lidhje me atë se si filloj dhuna dhe çfarë force është përdorur nga Policia e Kosovës. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se është përdorur vetëm gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Por shumë njerëz janë lënduar dhe mua më vije jashtëzakonisht keq për këtë”, ka thënë Lunacek.