Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 14:32

Tiranë- Kryetari i PS, Edi Rama, është përgjigjur menjëherë ndaj kërcënimeve të kryeministrit Sali Berisha. Rama thotë se kërcënimet i kujtojnë Hosni Mubarakun.

“Kurse unë i them Saliut: Kërcënimet e tua me kujtojnë mikun tënd të madh Hosni Mubarak dhe tërë historitë e sojit të të fortëve mbi karrige!” shkruan Rama.

“Qeveria duhet larguar jo veç pse modeli i saj ka dështuar, po dhe pse dështimin e quan sukses te madh botëror madje! Tallje e madhe e turpshme,” vijon kreu i PS.