Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 13:55

Los Angeles – Në hotelin Beverly Hilton mbrëmë janë ndarë çmimet e Golden Globe, ku protagonistët kryesore të kësaj mbrëmjeje ishin aktorët Meryl Streep dhe George Clooney.

Maryl Streep mjaft e emocionuar priti çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e Margaret Thatcher, në filmin dedikuar kryeministres së vetme femër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Streep e renditi këtë trofe të saj sëbashku me shtatë çmime të tjerë Golden Globe të fituar gjatë karrierës së saj.

George Clooney u shpall aktori më i mirë i vitit me rolin e tij të bashkëshortit dhe prindit në filmin “The Descendants”.

Martin Scorsese u shpall regjizori më i mirë për filmin “Hugo Cabret”, ndërsa Morgan Freeman u nderua me çmimin special Cecil B. De Mille. Të dy këto figura të botës kinematografike  u duartrokitën nga publiku i cili u grit në këmbë për t’i nderuar.

Ndërsa Woody Allen fitoi çmimin për skenarin më të mirë me filmin “Midnight in Paris”, ku edhe kësaj here nuk ishte i pranishëm në marrjen e çmimit.

Çmimin e filmit më të mirë e fitoi “The Artist”, një film pa zë bardhë e zi me skenar dhe regji të Michael Hazanavic.

Çmimet e ndara në këtë eveniment vijojnë si më poshtë:

Filmi framatik më i mirë – “The Descendants”

Filmi muzikal më i mirë (komedi) – “The Adventures of Tin Tin

Aktori më i mirë në një dramë – George Clooney në “The Descendants”

Aktori më i mirë në një komedi – Jean Dujardin në “The Artist”

Aktori më i mirë dytësor në Motion Picture – Christopher Plummer në “Beginners”

Aktorja më e mirë në një dramë – Meryl Streep në “The Iron Lady”

Aktorja më e mirë në një komedi – Michelle Williams në “My Week with Marilyn”

Aktorja më e mirë dytësore në Motion Picture – Octavia Spencer në “The Help”

Skenaristi më i mirë – Woody Allen me “Midnight in Paris”

Arritjet më të mira në Motion Picture – Ludovic Bource me “The Artist”

Kënga origjinale më e mirë për Motion Picture – Madonna me “Masterpiece”

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj – Iran, “A Separation”

Cecil B. Demille Award – Morgan Freeman

(LajmeShqip.com)