Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 13:50

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi kërkoi nga presidentja që në bazë të kompetencave të saj kushtetuese të thërrasë një dialog me subjektet politike në vend, në mënyrë që të shmangën trazirat në rrugë.

Dialogu nga rruga duhet të bartet në Kuvend tha Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi shprehu keqardhje për dhunën në protestën e së shtunës, me këtë rast edhe ndaj lëndimit të nënkryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai përsëriti se zbatimi i masave të reciprocitetit për të cilat Kuvendi e ka ngarkuar qeverinë e vendit, do të duhej të shqyrtoheshin në Kuvend, e jo përmes formave të protestës në rrugë.

Kryetari i Kuvendit mohoi të ketë krizë politike në vend, duke ritheksuar se për të gjitha çështjet duhet diskutuar brenda institucioneve.

Ndërkohë ai theksoi rëndësinë e një uniteti politik edhe në prag të shënimit të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjes së madhe të kombit, shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së popullit shqiptar.