Prishtinë- Grupi i punës për Zgjedhjet pritet të shtojë angazhimet rreth përgatitjeve të rekomandimeve që duhet të përfshihen në ligjin për zgjedhjet. 
Ende janë në diskutim zonat, listat dhe pragu zgjedhor.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli, tha sot se çështja e zonave dhe listave zgjedhore janë kryesisht të natyrës politike.
“Këto dy çështje janë kryesisht të natyrës politike dhe ne në takimet e Grupit Punues Zgjedhor kemi diskutuar disa herë për këto çështje dhe përfundimisht kemi disa rekomandime të cilat janë mjaftë divergjente. Konkretisht sa i përket zonave kemi rekomandime prej një deri në njëqind zona, çka ndoshta e vështirëson punën rreth përcaktimit apo marrjes së vendimit për zonat konkrete”-thotë Demolli.
Sa i përket pragut zgjedhor Demolli tha se ka rekomandime të përafërta, nga 2,5 deri në 5 përqind dhe kjo e bënë që komisioni ta ketë më të lehtë të vendosë rreth pragut zgjedhor. Ndërkaq, Kryesuesja e Grupit Punues për Zgjedhje, Valdete Daka, tha se janë parashikuar edhe sanksionet për partitë politike që shkelin ligjin zgjedhor. Brenda kësaj javë Grupi Punues për Zgjedhjet do të fillojë me fazën e tretë që është draftimi i amendamenteve të cilat më pas do t`i procedohen Kuvendit të Kosovës.
Monday, 16 January 2012 13:33