Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 12:32

Stamboll- Turqia kumtoi se me resurse të veta do ta ndërtojë urën e tretë mbi Bosfor, transmeton edicioni elektronin “Vorld bulitin”.

Ministri i Transportit, Binali Jëlldërëm precizoi se projekti i madh transportues Kuzej Marmara (Marmaraja veriore), që e përfshin edhe urën e tretë mbi ngushticën e Stambollit, do të ndërtohet me mjete turke.

“Së shpejti do të organizohet tender”, kumtoi ministri, duke shtuar se projekti do t’i lidh Kaukazin, Lindjen e Afërt dhe të Largët.

Ura, e cila pritet të kushtojë rreth gjashtë miliardë dollarë, është e projektuar në mënyrë që do të mundësojë që komunikacioni rrugor dhe hekurudhor nga Evropa të kalojë drejt në brendësi të Turqisë, pa u kaluar qyteti më të madh në vend – Stambollin.