Lajme Shqip Saturday, 14 January 2012 15:35

Tiranë- Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha kanë pirë kafe në Hotel Rogner në mjedis publik, e cila duket si një shenjë mbështetje ndaj ish zëvendëskryeministrit, i cili gjykohet ditën e hënë për korrupsion aktiv dhe që prokuroria i ka kërkuar dy vjet burg.

Ky është gjesti i dytë publik që Berisha bën në mbrojtje të Metës, duke përfshirë në këtë rast dhe një tjetër zyrtar që i ka shpëtuar nga duart drejtësisë me procedurë, Lulzim Basha.

 Më vonë në tavolinë është shfaqur dhe Blendi Fevziu, i cili ka paralajmëruar publikisht mosdënimin e Ilir Metës ditën e hënë.