Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 17:00

Sapo është hedhur në treg linja e buzëkuqëve ‘Ema Watson Lancome’. Aktorja e bërë me famshme me rolin tek filmi “Harry Potter” është dalluar shumë për bukurinë e saj natyrore dhe gjithmonë të freskët.

Pikërisht për pamjen e mrekullueshme të fytyrës së saj ajo u përzgjodh përpara disa muajsh që të pozonte për markën e famshme të kozmetikës Lancome. Që prej atëherë ajo u angazhua për të sjellë një linjë buzëkuqesh të përshtatshme për vajzat e reja. Koleksioni i makijazhit të saj është quajtur Rouge In Love.

Lancome është marka që është përkujdesur gjithnjë për lëkurën e grave dhe elita e zonjushave ka qenë një përjashtim për këtë markë. Tashmë me imazhin e Emmës, Lancome po sjell një risi edhe për imazhin e kompanisë. (LajmeShqip.com)