Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 10:30

Bukuroshja Alessandra nuk ka mundur ta fshehë sekretin e saj të ëmbël më gjatë. Modelja e mrekullueshme në fakt i ka konfirmuar Us Weekly që pret fëmijën e saj të dytë. Ajo dhe i fejuari i saj Jamie Mazur janë prindërit e Anjës, e cila është vetëm tre vjeçe dhe që të dy kanë deklaruar që janë shumë të lumtur për lajmin.

“Familja është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Alessandra. Ajo ka pohuar se është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Foto 1: Alessandra me të fejuarin Jamie dhe me të bijën Anja.

Foto 2: 9 Nëntor Alessandra Ambrosio në pasarelë për sfilatën speciale të Victoria’s Secret. Këtu ishte në muajin e tretë të shtatzanisë.

Foto 3: Alessandra ndërkohë që fshihte një sekret të ëmbël.

(LajmeShqip.com)