Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 15:10

Ka shumë forma të dashurisë, disa janë më moderne disa më antike. Një nga format më të përhapura kohët e fundit është dashuria nëpërmjet chat-it. Tani nuk është më një problem shqetësues largësia, pasi teknologjia ka përparuar shumë, ku njeriu mund të mbajë raportet virtuale.

Shumë të rinj bëjnë njohje virtuale, krijojnë lidhje virtuale dhe bien në dashuri me personin pas ekranit të kompjuterit. Futesh në chat zgjedh një pseudonim dhe bën njohje virtuale me njerëz të rinj, me të cilët ndan mendimet, pëlqimet, dhe dialogon.

A mund të dashurohesh virtualisht me dikë? Kjo është një pyetje e bërë shumë kohët e fundit. Por mos harroni, shumë njerëz parapëlqejnë të hyjnë në chat sepse është shumë e lehtë të gënjesh dhe të krijosh një personalitet të rremë! Kështu që, padashur ta bëjmë gjendjen tragjike, mos e harroni kurrë që nga ana tjetër e ekranit ndodhet dikush që ju nuk e njihni. (LajmeShqip.com)