Lajme Shqip Saturday, 17 December 2011 15:03

Koleksioni i këpucëve D&G për Pranverë/Verë 2012 nuk përfshin këpucë seksi dhe super të larta. Përkundrazi, pasqyron këpucë me stilime romantike dhe me ngjyra jo të zakonshme.

“Floral print” është në krye të këtij koleksioni, por mund të gjeni edhe tipe të tjera sipas shijes suaj.

Nëse ju pëlqejnë veshjet elegante, koleksioni i këpucëve D&G për Pranverë/Verë 2012 nuk është për ju, sepse përbëhet nga këpucë me ngjyra të shndritshme dhe me printime shumëngjyrëshe.

Këto këpucë janë shumë të kombinueshme me fustanet dhe aksesorët verorë. (LajmeShqip.com)