Meshkujt janë enigmatik, ose ndonjëherë aq të qartë, saqë të krijojnë idenë se janë shumë të sinqertë!
Meshkujt flasin me kode dhe femrat jo gjithmonë janë në gjëndje të kuptojnë deshifrimet e këtyre kodeve. Dhe pikërisht prej këtyre lindin keqkuptimet duke krijuar largësinë e pamenduar. Në vend që të merreni me zgjidhjen e keqkuptimeve, më e rëndësishme është që të lexojmë gjuhën trupore, për të kuptuar se po çfarë kalon në të vërtetë në mendjen e meshkujve.
Në radhë të parë, duhet të bëni kujdes nga shikimi i tij! Një mashkull kur shikon është i prirur të rrudhë ballin dhe të lëvizë shumë shpesh sytë në drejtimin tuaj. Kjo është absolutisht shenja e parë që po tregon interes ndaj jush. Lëvizja e dytë instiktive është hapja e buzëve. Në mënyrë të pandërgjegjshme, me këtë duhet të kuptoni nëse ai ju ka vënë re, apo jo. Nëse mundohet të tërheqë vëmendjen tuaj, atëherë loja u përfundua me sukses.
Por nëqoftëse vazhdon të bëjë interesantin? Ngrin zërin, bërtet, përpiqet të lëvizë shumë shpesh për të të tërhequr vëmëndjen? Ky veprim mund të tregojë se i keni pëlqyer aq shumë, saqë me çdo kusht kërkon që ju ta pëlqeni gjithashtu. Luani, jepeni veten pak e nga pak, dhe do të shikoni se meshkujt nuk do të jenë më një mister për ju.
Po t’i kushtoni vëmendje gjuhës së trupit, ju do të dini të lexoni mendjen e tyre si të ishte një libër i hapur. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 December 2011 15:50 