Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 19:00

Të gjithë i njohin cilësitë e vajit të ullirit. Vaji i Ullirit, eksponenti më i madh i yndyrave gjysmë të ngopura, është komponenti kryesor për mirëmbajtjen e lëkurës, duke ju ndihmuar që të keni një lëkurë sa më të freskët.

Ai mund të përdoret në mënyrë mjaft efikase edhe për pastrimin e makijazhit tuaj. Një pastrim në mënyrë të shëndetshme dhe pa qenë nevoja të përdorni kimikatet e produkteve që ndodhen në treg.

Përdorimi është shumë i thjeshtë! Në një copë pambuku hidhni vajin e ullirit dhe me pak kujdes mund të filloni të hiqni tërësisht makijazhin tuaj.

Për më tepër, mund ta shikoni të ilustruar në video. (LajmeShqip.com)