Nëse ti nuk dëshiron ta bësh hapin e parë, atëherë ka zgjidhje të tjera për ta “detyruar” atë që të marrë iniciativën i pari.
Lexoni me kujdes dhe mësoni këshillat se si mund ta “detyroni” mashkullin…
Nëse nuk doni të krijoni idenë se jeni një pre e lehtë, është shumë e rëndësishme që ju të mësoni disa detaje se si të bindni mashkullin që është koha për të filluar flirtimin. Përdorni këto taktika argëtuese për të shijuar admirimin e tyre.
1- Mos u tregoni shumë e muhabetit
Meshkujt gjithmonë e kanë më të lehtë të afrohen me femrat që janë në qëndër të vëmëndjes. Duhet të krijoni një femër misterioze dhe sensual, duke buzëqeshur dhe duke i dëgjuar të tjerët.
2- Vishuni me stil kazual
Në shumicën e rasteve meshkujt tremben nga femrat që vishen me stil shik dhe shumë serioz. Nëse dëshironi që ato të fillojnë proçesin e flirtimit duhet të mësoni çfarë përfshin stili kazual.
3- Flirto me të tjerët
Mashkulli kur shikon meshkujt e tjerë duke flirtuar me një femër tërheqëse, do të frymëzohet nga ky veprim dhe do të fillojë të flirtojë me ju.
4- Dil me shoqërinë tënde
Një numër i madh studimesh ka treguar se meshkujt e kanë më të lehtë që të afrohen me një femër të shoqërueshme. Kështu që, anashkalojini aktivitetet vetëm. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 10:00 