Lajme Shqip Saturday, 14 January 2012 09:00

Adriana Lima është një modele prestigjoze, e njohur më tepër si modele e Victoria’s Secret. Një modele e mrekullueshme duhet detyrimisht të ketë modele flokësh të mrekullueshme.

Adriana Lima është një supermodele Braziliane. Është shumë e njohur për bukurinë dhe për stilin e saj. Kjo bukuroshe syjeshile admirohet nga meshkujt dhe nga femrat në mbarë botën. Ajo i mban flokët e saj të gjata, sepse floku i gjatë konsiderohet më shumë femëror dhe seksi.

Modelet variojnë nga flokë shumë të drejta në flokë me onde të mëdha, ose me kaçurrela të thella. Ngjyra e saj çokollatë e lëkurës shkon shumë me ngjyrën e flokëve, duke i dhënë përparësi syve të saj mbresëlënës.

Asaj i shkon pothuasje çdo model. Flokët e saj natyrale janë të drejta.  Flokët e gjatë e ndihmojnë atë për t’i dhënë formën e duhur fytyrës  së saj. (LajmeShqip.com)