Strugë – Maska në grup e vevçanëve lidhur me marrëdhëniet e Maqedonisë dhe të Greqisë tërhoqi një vëmëndje të madhe të vizitorëve të sivjetmë të Karnavalit tradicional të Vevçanit.
Në mesin e maskave të tjera ishte edhe presidenti amerikan Barak Obama, maska fluturojmë për në Evropë, dora e VMRO-DPMNE-së. Ndër to mund të takoheshin edhe skena të filmave kauboj, pionierëve të Titos, hoxhallarë, priftërinj dhe të vdekur, ndërsa në mes të Vevçanit arriti në karrocë edhe nusja e vogël. Megjithatë, sivjet vevçanasit i kursyen politikanët vendorë.
Karnavalin sivjet e hapi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska e cila tha se njerëz me qëllim të mirë dhe me frymë karnavali janë pjesë e shfaqjes së vetme, e cila në formë satirike, përkujton ngjarjet dhe personalitetet të cilat janë shënuar vitin e kaluar.
“Karnavali i Vevçanit ofron lojë pa protokoll, pa mbështetës dhe ofron çaste të cilat e tanishmja përqafon kohën e Perunit dhe paganizmit për bereqet dhe mirëqenie. Me të gjitha karakteristikat specifike, vlerat e vazhdimsisë dhe atmosferën e vet, Karnavali i Vevçanit është perlë e shndritshme e traditës së Maqedonisë dhe është brend sipas të cilit na njohin edhe në botë! Këtë karnaval e festojmë me ndjenjën e ruajtjes së një shembulli të vlefshëm të thesarit të Maqedonisë, i cili mahnit me origjinalitetin e tij”, ka thënë Milevska.
Sikurse edhe më parë, ajo theksoi se edhe në të ardhmen Ministria dhe shteti do ta mbështesin dhe kultivojnë këtë kulturë dhe traditë shumëshekullore.
Vevçanët sipas traditës, në mesnatën e mbrëmshme janë tubuar në burimet e Vevçanit ku kanë festuar Vitin e ri simbas kalendarit të vjetër. Pas kësaj ngjarja është pasuar me shfaqjen e disa prej artistëve të estradës.
Manifestimi përfundon sot, kur në mes të fshatit do të digjen të gjitha maskat e sivjetme.
Saturday, 14 January 2012 08:00