Sa herë që ndiheni të lodhur sasia e sheqerit në gjak rritet dhe befasisht bie menjëherë, prandaj ju nevojitet diçka që t’ju japë forcë.
Në atë moment njerëzit zakonisht i drejtojnë sytë tek një filxhan i ngrohtë kafeje…
Organizmi kur është nën stres lëshon adrenalinë, e cila e ndihmon atë të luftojë stresin. Më pas, është kortizoli ai që rrit presionin e gjakut dhe sasinë e sheqerit në gjak, duke dëmtuar sistemin nervor.
Pijet e ndryshme që përmbajnë kafeinë, si kafeja, coca-cola dhe çaji, stimulojnë prodhimin e adrenalinës, që për organizmin do të ishte normale vetëm në raste ekstreme, pasi në këtë mënyrë ato do të rrisnin në mënyrë drastike sasinë e sheqerit në gjak.
Mirëpo, shumë njerëz kafenë dhe çajin e konsumojnë shumë herë brenda ditës. Nëse organizmi për një kohë të gjatë është nën stres, gjëndrat fillojnë të sekretojnë kortizolin, i cili dëmton sistemin nervor. Në këtë mënyrë kafeina dhe stimuluesit e tjerë fillojnë të ndikojnë në trup.
Mirëpo, nëse dikush ka sasi të ulët të sheqerit në gjak, konsumimi i kafesë dhe ëmbëlsirave në organizëm do të ndikonte si ilaç. Por përveç kësaj, një efekt tjetër anësor është se kafeina ndikon edhe në ekuilibrin e glukozës në gjak, e cila rrit rezistencën ndaj insulinës, duke rregulluar sasinë e sheqerit në gjak. Por kjo gjë, në të shumtën e rasteve shkakton lodhje.
Trupi dhe mendja janë shumë të ndjeshëm nga mekanizmi i glukozës dhe sasisë së hormoneve. Prandaj, organizmi është aq i lodhur si pasojë e streseve të shumta ditore (nikotinës dhe kafeinës) dhe ushqimit, sa që nuk mundet në mënyrë adekuate të reagojë dhe atëherë metabolizmi fillon të humbë ekuilibrin. Organizmi me metabolizëm të ç’orientuar zhvillon sëmundje të ndryshme dhe fillon krijimin dhe depozitimin e qelizave dhjamore.
Friday, 13 January 2012 16:57