Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 16:00

Tiranë -Në raportin e publikuar nga Fondacioni Heritage, mbi “Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2012”, vendi ynë renditet mes 26 vendeve në Europë, për lirinë ekonomike mbi mesataren botërore dhe në kategorinë “shumë të lartë”.

Në raportin e “Heritage”, Shqipëria për këtë vit është ngjitur me 13 vende më lartë se viti i kaluar, duke lënë pas kështu shumë vende të botës, Europës dhe Ballkanit.

Niveli i lirisë në zhvillimin e sektorëve ekonomikë, lexohet në raport, ka shkuar 1,1 pikë më lartë se ai i vitit 2010, falë përmirësimeve të regjistruara në luftën kundër korrupsionit dhe në lirinë e të bërit biznes.

Në raport vlerësohen edhe masat e marra nga qeveria shqiptare në ndihmë të bisnesit. Së pari lexohet në raport, vendi ka ushtruar një presion fiskal të konkurrueshëm, një taksë të ulët me 10% mbi biznesin dhe mbi të gjitha vendi ka përjetuar një rritje të fortë ekonomike e cila ka kontribuar në reduktimin e varfërisë dhe papunësisë. Efikasiteti i sistemit rregullator shkruhet në raport është lehtësuar nga një thjeshtim i mëtejshëm i procedurave të të bërit biznes.Gjithashtu flitet edhe për një rritje të investimeve të huaja direkte gjatë viteve të fundit.

Përsa u takon tarifave doganore të tregtisë, mesatarja qëndron në 5,1%. Gjithashtu raportohet se në Shqipëri, kërkesat për marrjen e një licence janë të ulëta, qeveria nuk ka vendosur taksa mbi eksportet. Kompanitë e huaja dhe kombëtare janë trajtuar në të njëjtën mënyrë përpara ligjit. Pjesa më e madhe e bankave në vend janë të huaja, por sistemi bankar ka përfituar një konkurrueshëmri të lartë.

Indeksi i Lirisë Ekonomike, publikohet çdo fillim viti nga kompania prestigjoze e kërkimeve ekonomike amerikane “Heritage Foundation”, në bashkëpunim me të përditshmen “The Ëall Street Journal”.

Në krye të klasifikimit, nga 179 vendet e marra në studim, klasifikohen Hong Kongu, Singapori, Australia, Zelanda e re dhe Zvicera. (LajmeShqip.com)