Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 13:51

Calvin Klein është stilisti i famshëm 67-vjeçar që ka pushtuar pasarelat me veshjet e stiluara prej tij dhe mbushur vitrinat e dyqaneve me esenca të ndryshme të parfumeve të tij.

Stilisti i famshëm, i cili njihet për homoseksualitetin e tij, ka qënë në një lidhje dashurie me një djalë 46 vjet më të ri se veten. Por historisë së dashurisë me modelin 21-vjeçar Nick Gruber duket se i ka ardhur fundi.

Sipas burimeve të “New York Daily News” çifti është drejt ndarjes, pavarësisht se prej tyre ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare. Ndryshe nga çdo herë tjetër, Klein është parë këtë fundjavë në një klub nate pa të dashurin e tij.

Një vit më parë, Calvin organizoi një festë të jashtëzakonshme me rastin e 21-vjetorit të të dashurit të tij Nick. Së shpejti ai do të organizojë sërish një festë, për të cilën i ka dërguar pjesëmarrësve ftesën me tekstin “Bashkojuni Calvin Klein për festë dhe pije në Indokinë, në 21 janar, duke nisur nga ora 21. Do të jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë në elitën gay”. Nuk dihet nëse në këtë festë do të jetë i pranishëm edhe i dashuri i tij, apo jo. (LajmeShqip.com)