Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 14:00

Tiranë-Logoja që do të shoqërojë të gjitha shkresat zyrtare  të Institucineve Qendrore Shtetërore me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë do të jetë ajo e artistit kosovar Zeni Ballazhi. 

Komitetit Shtetëror për organizimin e veprimtarive festive për 100 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka përzgjedhur logon me një stilizim të shqiponjës dykrenare, në formën e një flake jubilare.

Kjo logo është përzgjedhur nga një juri e Galerisë Kombëtare të Arteve mes gjashtë punimeve më të mira nga 24 që u prezantuan. Për sa i përket këtij varianti të logos së 100 vjetorit, Kryeministri Berisha u shpreh se është një variant i gjetur më së miri, ndërsa për detajet teknike apo modifikimet  e nevojshme, ai kërkoi që të vendosë artisti krijues.

 Ballazhi ka çelur disa disa ekspozita personale në Maqedoni dhe Prishtinë si dhe disa ekspozita kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Gjeorgji, Francë, Japoni, Norvegji, Teksas, Slloveni dhe Greqi. Artisti ka punuar si drejtor artistik në disa filma dhe shfaqje në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Norvegji. Aktualisht punon prej vitit 2001 si dizajner dhe kurator në Galerinë e Arteve të Kosovës.

Zeni Ballazhi ka lindur në Kërçovë në vitin 1975. Studimet e Larta i ka kryer në Akademinë e Arteve Vizuale në Tiranë (Shqipëri), ndërsa studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. (LajmeShqip.com)