Tiranë- Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi të premten se ekonomia shqiptare performoi pozitivisht, në kushtet kur e gjithë Europa u përfshi nga një stanacion i dytë pas atij të vitit 2008-2009.
“Ka qënë një vit jo i lehtë për ekonominë shqiptare, por ajo arriti të jetë vitale dhe konkuruese në rajon”, deklaroi ministri Bode.
Ai theksoi se gjatë vitit që vjen ekonomia nuk do të përfshihet në krizë, pavarësisht zhvillimeve në eurozonë. Sipas tij, vëllimi i eksporteve në vitin 2012 parashikohet të rritet me 15 % krahasuar me 2011, ndërsa në 2011 u rritën me 30 %, krahauar me vitin 2010.
Sipas tij, buxheti i vitit 2011 reflektoi objektivat e programuara duke mos çuar në rritjen e borxhit dhe deficitit publike ndërsa shtoi se trendi i të ardhurave në buxhet ka shënuar rritje për vitin 2011.
“Të ardhurat në total llogariten 330.4 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet janë 376 miliardë lekë. Të ardhurat ga tatimet u rritën me 3.5 %, krahasuar me 2010-ën, ndërsa nga doganat me 7.5 %”, theksoi Bode.
“Borxhi publik në vitin 2011 llogaritet rreth 59 % e PBB-së, ndërsa kosto e shërbimit të tij u ul me 3.1 %”, deklaroi ai gjatë analizës vjetore të financave publike. Sipas tij, në vitin që vjen do të zbatohen politika me tendencë për të ulur më tej borxhin publik dhe defi]itin buxhetor. “Gjatë vitit që vjen niveli i defiçitit buxhetor parashikohet të shkojë në 3 % të PBB-së, ndërsa niveli i borxhit publik do të tentohet të normalizohet në parametrat e viteve 2007-2008”, u shpreh Bode.
Bode bëri të ditur se rreth 1/3 e buxhetit shkon për mbështetjen e shtresave sociale.
“Qeveria mbështet shtresat më vunerabël, përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, në mënyrë që ato të jenë më pak të goditura. Shpenzimet sociale në vitin 2011 arritën në 132.8 miliardë lekë”, theksoi Bode.
Ministri Bode bëri të ditur gjithashtu se në vitin që lamë pas, investimet publike u realizuan në masën 96 %. Sipas tij, investimet publike u rritën me 73 miliardë lekë në vitin 2011, krahasuar em 2010-ën, ndërsa vuri në dukje se investimet në infrastrukturë zunë vendin e parë.
“Investimet publike rezultojnë rreth 4.2 % më të larta se në 2010-ën, ose 5.2 % e PBB-së, kur niveli optimal në kushte normale është 5 %”, deklaroi Bode.
Kreu i financave publike theksoi se në vitin 2011, huamarja ishte burimi kryesor i finacimit të defiçitit. “Vëllimi i investimeve pubike u financua me rreth 3.5 % nga huamarrja dhe 1.9 % me të ardhurat nga tatimet dhe doganat”, u shpreh Bode. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 13:10