Koplik – Zoge Ahmetaj, 69 vjeç dhe Qerim Ahmataj, 77 vjeç, banues në lagjen «Mehaj» Koplik të rrethit Malësi e Madhe, u arrestuan sot nga forcat e Seksionit kundër Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë se Policisë së Qarkut Shkodër për veprat penale të «Mashtrimit» dhe «Pastrimit të parave», për llogari të SHBA-së.
Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie bënë të ditur se, “arrestimi i tyre i bërë me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u realizua, pasi ndaj këtyre shtetasve është marrë masa e sigurisë «Arrest me burg», për veprat penale të «Mashtrimit» dhe «Pastrimit të parave».
Nga i njëjti burim mësohet se materialet proceduriale do t’i kalojnë për kompetence Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër për veprime të mëtejshme.
Friday, 13 January 2012 10:27